Ditën e hënë, më 10.11.2014, u zhvillua një takim informues mbi programin “Erasmus +”. Ky takim u organizua tek salla e konferencave pranë Bibliotekës Shkencore Universitare.
Kjo veprimtari ishte një bashkëpunim i Zyrës Erasmus + me Universitetin tonë. Në prezantimin e saj znj. Edit Dibra, në cilësinë e koordinatores së Zyrës Erasmus +, synoi të japë informacion rreth:
1. Shkëmbimeve afatshkurtra për stafet dhe studentët (Credit Mobility);
2. Shkëmbimet për Mastera të Përbashkët (Degree Mobility);
3. Projektet “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë”, përfshirë mobilitete speciale ose projektet ish-Tempus;
4. Projektet Jean Monnet;
5. Trajnim për aplikime të suksesshme (kur ka kërkesë për këtë).
Në këtë aktivitet informues merrnin pjesë ekspertë të projekteve nga Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Kulturën dhe Mediat në Bruksel. Ky aktivitet u ndoq me interes nga studentë dhe pedagogë të Universitetit.
- 1791 lexime