Shtëpia

Dt. 08.01.2016. Leksion i hapur nga z. Fatos Lubonja në kuadër të projektit të OSBE-së: "Mbështetje të masave kundër korrupsionit në Shqipëri"

Prezenca e OSBE-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Lartë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kanë mundësuar mundësuar një projekt që synon të mbështesë masat antikorrupsion në vend për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi mjetet në dispozicion për luftimin dhe denoncimin e korrupsionit.

Në këtë kuadër, ditën e premte, më datë 08 janar 2016, ora 11:00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare mbahet një leksion i hapur nga z. Fatos Lubonja.

Gjithashtu, gjatë kësaj veprimtarie, do të njoftohet një konkurs idesh (ese) mes të rinjve mbi temën e antikorrupsionit, prej të cilave dhjetë esetë më të mira do të prezantohen në një event kombëtar. Autorët e tri eseve më të mira do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në një kurs veror në Akademinë Ndërkombëtare të Antikorrupsionit (IACA).

Prezenca e OSBE-së po zbaton projektin "Mbështetje të masave kundër korrupsionit në Shqipëri", të mbështetur nga Qeverisë Italiane, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe me kontributin e Shkollës Italiane të Administratës Publike. Kjo nismë është pjesë e asistencës së vazhdueshme që Prezenca ka dhënë për institucionet qendrore dhe vendore, në funksion të qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit.

Prezenca e OSBE-së do të organizojë rreth 30 leksione në formatin e bashkëbisedimit të drejtuar nga aktivistë/ekspertë të fushës në disa shkolla të mesme dhe universitete publike në mbarë vendin. Leksionet do të fokusohen tek pasojat që shkakton korrupsioni dhe mënyrat e adresimit të tij, efektet social-ekonomike, çështje të integritetit dhe etikës në arsim, si edhe shkëmbimin e ideve per mënyrat e adresimit të tij në fusha me interes për të rinjtë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).