Shtëpia

Dt. 06. 03. 2017. Veprimtaria shkencore: “DITA E DOKTORANTIT”

Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Instituti i Studimeve Albanologjike organizojnë më datë 6 mars 2017, ora 11:00, në sallën e konferencave të bibliotekës shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj  Gurakuqi”, veprimtarinë shkencore  “Dita e doktorantit”. Ky aktivitet do të promovojë disa punime shkencore të studentëve të shkollës doktorale në fushën e gjuhësisë.

P r o g r a m i

1100 – 1115 Fjalë përshëndetëse.
1115 – 1300  - Drejtojnë seancën prof. dr. Mimoza Priku, prof. dr. Artan Haxhi, prof. as. dr. Rrezarta Draçini

Kumtojnë :

1.    Karmen Lazri : “Eufemizmat në gjuhën latine”

2.    Orjeta Dushi : “Struktura e frazës dhe funksionet e paskajores gege në prozën e At Zef Pllumit”

3.    Arjola Hoti : “Çështje të sistemit emëror në veprat e autorëve të shek XIX (Engjëll Radoja dhe Pashko Pabi)”

4.    Alma Golemi : “Roli i disa faktorëve jashtëgjuhësorë me vlerë sociolinguistike në prozën e Koliqit”

5.    Aimir Osmani : “Dukuri me karakter fonetik në dy veprat e Filip Ndocajt”

6.    Zeki Morina : “Emrat shpotitës në funksionin patronomik”

7.    Blerina Kraja : “Rreth formave të pashtjelluara në përmbledhjen “Visaret e Kombit”

8.    Alma Pervizi : “Probleme gjuhësore në gazetarinë dhe publicistikën e viteve 1930-1960”

9.    Albana Kaloshi “Disa funksione të paskajores gege në Ciklin e Kreshnikëve”

10.    Renata Smaçi : “Elemente dalluese dhe të përbashkëta në sistemin fonetik mes tri veprave “Kuvendi i Arbërit” (1706), “Gramatika e parë e shqipes në dorëshkrim e vitit 1710” dhe “Gramatika e Da Lecces” (1706)”
 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).