- Shqip
- English
Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Instituti i Studimeve Albanologjike organizuan më datë 6 mars 2017, ora 11:00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, veprimtarinë shkencore “DITA E DOKTORANTIT”.
Ky aktivitet ishte konceptuar si promovim i disa punimeve shkencore të studentëve të shkollës doktorale në fushën e gjuhësisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i USH-së, prof. dr. Adem Bekteshi, ndër të tjera theksoi rëndësinë që ka shkolla doktorale për një universitet, si cikël i tretë që kompleton studimet. Më tej rektori përgëzoi organizatorët për formatin e kësaj veprimtarie dhe për paraqitjen e mirë, që po i bëjnë punës shkencore të doktorantëve.
Seancën e drejtonin: Prof. dr. Mimoza Priku (dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore), prof. dr. Artan Haxhi (drejtor i Institutit të Studimeve Albanologjike), prof. as. dr. Rrezarta Draçini (përgjegjëse e Departamentit të Gjuhësisë).
Sipas programit kumtuan:
1. Karmen Lazri : “Eufemizmat në gjuhën latine”
2. Orjeta Dushi : “Struktura e frazës dhe funksionet e paskajores gege në prozën e At Zef Pllumit”
3. Arjola Hoti : “Çështje të sistemit emëror në veprat e autorëve të shek XIX (Engjëll Radoja dhe Pashko Pabi)”
4. Alma Golemi : “Roli i disa faktorëve jashtëgjuhësorë me vlerë sociolinguistike në prozën e Koliqit”
5. Aimir Osmani : “Dukuri me karakter fonetik në dy veprat e Filip Ndocajt”
6. Zeki Morina : “Emrat shpotitës në funksionin patronomik”
7. Blerina Kraja : “Rreth formave të pashtjelluara në përmbledhjen “Visaret e Kombit”
8. Alma Pervizi : “Probleme gjuhësore në gazetarinë dhe publicistikën e viteve 1930-1960”
9. Albana Kaloshi “Disa funksione të paskajores gege në Ciklin e Kreshnikëve”
10. Renata Smaçi : “Elemente dalluese dhe të përbashkëta në sistemin fonetik mes tri veprave “Kuvendi i Arbërit” (1706), “Gramatika e parë e shqipes në dorëshkrim e vitit 1710” dhe “Gramatika e Da Lecces” (1706)”
- 3760 lexime