Akademia e Arteve Shkodër organizoi ceremoninë e shpërndarjes së diplomave të studentëve të saj, ditën e martë, më datë 3 nëntor 2015, ora 17:00. Ceremonia u organizua në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë pedagogë, studentë dhe prindër.
Përshëndetën studentët e diplomuar: prof. dr. Ikbale Kalaja, znj. Voltana Ademi kryetare e Bashkisë së Shkodrës, prof. dr. Mimoza Hafizi deputete e Shkodrës, prof. dr. Zef Çoba, etj..
Në këtë veprimtari për të pranishmit u shfaq edhe një montazh me foto nga jeta studentore në Akademinë e Arteve, si dhe u ekspozuan disa nga punimet grafike e pikturat më të mira të studentëve që u diplomuan.
Në emër të studentëve përshëndeti Alkida Boshnjaku.
Në fund të veprimtarisë u bë shpërndarja e diplomave.
- 2364 lexime