- Shqip
- English
Ditën e enjte, më 3 mars 2016, ora 9: 00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" u promovua libri me titull: “Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimimin dhe kulturën“Tipografia e Zojës së Papërlyeme” në Shkodër (1870–1945)”, i autorit gjerman Markus W. E. Peters.
Organizatorë të kësaj veprimtarie ishin: Qendra e Studimeve Albanologjike (Tiranë) dhe Shoqata e Jezuitëve në Shqipëri.
Pjesëmarrësit ndoqën me interes kumtesat nga: dr. Mario Imperatori S.I., prof. dr. Bardhyl Demiraj, prof. asoc. dr. Edmond Malaj, Dr. Don Markus W. E. Peters.
Ky libër trajton një periudhë të rëndësishme të historisë dhe kulturës shkodrane.
- 5065 lexime