Sot paradite, në auditorin A3 pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u shfaq premiera e filmit dokumentar: “Martin Camaj i papërsëritshëm”, kushtuar një prej albanologëve dhe shkrimtarëve më në zë të mërgatës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Skenari dhe realizimi: Tefta Radi
Konsulent: Prof. dr. Bardhyl Demiraj
Kamera: Agim Kuri
Montazhi: Gjergji Pano
Formulimi muzikor: Kozeta Rafti
Miksazhi: Ermal Bardhi
Kjo veprimtari u bë e mundur në saje të bashkëpunimit të Drejtorisë së programeve satelitore të Radio Televizionit Shqiptar, Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”. Merrte pjesë edhe bashkëshortja e autorit, znj. Erika Camaj. Me këtë rast Këshilli Bashkiak i Shkodrës i dha titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes), shkrimtarit Martin Camaj.
- 1681 lexime