Shtëpia

DEKLARATË PËR SHTYP - 06/09/2016

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara më datë 05 shtator 2016 në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, i cili trajtoi një rast korruptiv të pedagoges Ditika Kopliku ndaj 2 studenteve të USH-së, bën këtë njoftim për shtyp:

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, prof. Suzana Golemi, thirri me urgjencë mbledhjen e Departamentit të Biologji-Kimisë, sot me datën 6.09.2016. Departamenti pasi dënoi sjelljen jo etike të pedagoges në fjalë, i propozoi dekanit të Fakultetit pezullimin nga drejtori i departamentit dhe pezullimin nga puna si pedagoge e universitetit.
Dekani e miratoi propozimin e departamentit të biologji-kimisë dhe mori vendim, sot me datën 6.09.2016, t’i propozojë rektorit pezullimin nga drejtori i departamentit dhe pezullimin nga puna si pedagoge të universitetit të zj. Ditika Kopliku.
Bazuar në propozimin e dekanit të fakultetit dhe mendimin e rektoratit te USH sot me datën 6.09.2016 rektori vendosi:

Pezullimin nga detyra si përgjegjëse Departamenti Biologji-kimi të Zj. Ditika Kopliku.
Pezullimin nga detyra si pedagoge e universitetit të Shkodrës të Zj. Ditika Kopliku

Kjo çështje do t’i kalojë për shqyrtim Këshillit të Etikës së universitetit dhe vendimin përfundimtar do ta japë Senati Akademik i USH.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që ka si synim kryesor qendërsinë e studentit, shpreh indinjatën dhe distancohet nga raste të tilla, që janë dukuri të shëmtuara e nuk kanë asgjë të përbashkët me proceset integruese, si dhe me përpjekjet maksimale për të rritur dhe përmirësuar cilësinë në funksion të studentëve tanë. Ne i inkurajojmë dhe mbështesim studentët tanë, si dhe të gjithë qytetarët, që të jenë pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe të denoncojnë pa frikë raste të tilla.
 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).