Me datë 17 korrik, ora 19.00, në auditorin A3 të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua ceremonia e ndarjes së diplomave për studentët e ciklit të dytë Master Profesional dhe Master Shkencor për vitin e akademik 2016-2017. Të pranishëm ishin anëtarë të stafit akademik, studentë, prindër dhe të afërm..
Ceremonia u hap me Hymnin e flamurit.
Moderatorë të ceremonisë ishin studentët Hymerta Ura dhe Senad Tula të degës Gazetari.
Në ceremoni përshendeti Rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof.dr. Adem Bekteshi. Rektori uroi studentët për suksesin e arritur duke cilësuar faktin se duhet të mbajnë lart emrin e USH-së. Prof.dr. Adem Bekteshi theksoi se lidhjet e studentëve të diplomuar me Universitetin do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Dy nga aktorët e dramës “Rinoceronit”, studenti Eduard Hysaj, interpretoi poezinë “Sarkastik” të Gjergj Fishtës dhe studenti Aleksander Prengaj, interpretoi një poezi lirike të krijuar vëtë.
Në ceremoni pershëndetën gjashtë studentë të ekselencës nga gjashtë fakultete të USH-së.
Ceremonia e diplomimit u finalizua me hedhjen tradicionale të kapeleve.
- 5198 lexime