Me datë 21 Korrik 2015, ora 19:00, në Teatrin “Migjeni” u mbajt ceremonia e ndarjes së diplomave për studentët e degës Psikologji dhe Punë Sociale të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Universiteti “Luigj Gurakuqi, Shkodër, të diplomuar në sezonin e verës për vitin akademik 2014-2015.
Ceremonia u moderua nga studentët Gentjan Hajdarmataj (dega Punë Sociale) dhe Sara Ymeri (dega Psikologji). Aktivitetin e përshëndetën Zv Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit Dr. Brilanda Lumanaj dhe Pedagogia Bujane Topalli. Në këtë aktivitet merrnin pjesë stafi akademik i departamentit Psikologji-Punë Sociale, studentë të degës psikologji dhe punë sociale, familjarë dhe të afërm të tyre.
Në fjalën e saj, Zv.Dekania u shpreh se ndihej e privilegjuar që merrte pjesë në një nga momentet më të bukura të jetës studentore. Znj.Lumanaj, në emër edhe të Drejtores së Departamentit Psikologji-Punë Sociale, Dr. Fatbardha Osmanaga, falenderoi dhe përgëzoi studentët për iniciativën lidhur me organizimin e këtij aktiviteti. Gjatë fjalimit të Zv Dekanes u përmend cilësia e mirë e studentëve të këtij brezi, edukata dhe klima pozitive që ka shoqëruar marrëdhëniet pedagogë dhe studentë. Falenderimet, gjithashtu, shkuan edhe për prindërit dhe stafin akademik të departamentit për punën dhe përkushtimin e tyre.
Ndërsa në fjalën e mbajtur nga pedagogia Bujane Topalli u vu në dukje 10 vjetori i krijimit të degës Punë Sociale në Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe përgjegjësia që duhet të ketë çdo punonjës social për të ruajtur dhe çuar përpara vlerat e këtij profesioni.
Aktiviteti u pasurua me video kujtime të përgatitura nga studentët e të dyja degëve. Në fund të ceremonisë së diplomimit u shpërndanë çertifikata për të gjithë studentët, për t’u finalizuar më pas me hedhjen e kapeleve.
Në sezonin e verës për vitin akademik 2014-2015 u diplomuan 17 studentë në programin e studimit Bachelor në Psikologji dhe 23 studentë në Punë Sociale.
- 6281 lexime