Shtëpia

24.04.2015.Fakulteti Ekonomik organizon workshopin e parë me temë: "Metodat bashkëkohore të mësimdhënies"

Më datë 24 prill 2015 në orën 10:00 – 12:00, Qendra e Ekselencës e Universitetit të Shkodrës me iniciativën e Fakuletit Ekonomik në bashkëpunim me ASET http://www.aset-al.com/ organizon workshopin e parë të saj me titull: "Metodat bashkëkohore të mësimdhënies" me referuese pedagogen e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Eranda Bilali dhe znj. Armira Lazaj, përfaqësuese e ASET. Në këtë workshop janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë pedagogët e Universitetit të Shkodrës.
Qendra e Ekselencës e miratuar me Vendim Senati nr.103, datë 18.03.2015, nr. 1160 prot. me iniciativën e Fakultetit Ekonomik dhe të Fakultetit të Shkencave të Edukimit do ketë si synim që në të ardhmen duke u bazuar edhe në eksperiencat më të mira perëndimore të zhvillojë këto aktivitete kryesore:
• Trajnime të pedagogëve të rinj mbi metodat e mësimdhënies dhe të pedagogëve me eksperiencë mbi të rejat në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
• Trajnim të përfaqësuesve të institucioneve publike mbi metodat e reja menaxheriale dhe aftësitë komunikative.
• Trajnime te mësuesve mbi aftësi të veçanta pedagogjike dhe aplikative që lidhen me procesin e mësimdhënies.
• Trajnime me tema të gjera ndaj komuniteteve të veçanta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, arsimit dhe shkencës.
Me një autonomi financiare më të zgjeruar dhe hapësira të reja bashkëpunimi edhe me fakultete të tjera të Universitetit të Shkodrës, kjo qendër mund të kthehet në një mjet ndihmës për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor, mbështetjeje për pedagogët e rinj si dhe në një burim të ardhurash për USH-në.
Programin e workshopit e gjeni bashkëngjitur.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).