Shtëpia

15.10.2015. "Euraxess Bus Roadshow 2015" – veprimtari promovuese në ndihmë të kërkuesve shkencorë.

Në kuadër të projektit "EURAXESS”, Agjencia e Kërkimit , Teknologjisë dhe Inovacionit –AKTI në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Bashkinë e Shkodrës, organizojnë më datë 15 tetor 2015, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 në sheshin përpara Bashkisë së Shkodrës dhe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aktivitetin "Euraxess Bus Roadshow"
Kjo veprimtari është një nismë që ndërmerret për të dytin vit radhazi nga Komisioni Europian.
Këtë vit dy autobusë një i verdhë dhe një blu do te nisen nga Brukseli dhe do të udhëtojnë në 34 shtete.
16 vende të Evropës në bashkëpunim me universitetet lokale, do të promovojnë rrjetin "Euraxess" .
Në Shqipëri do të kalojë autobusi blu, i cili do të udhëtojë në dy qytete : më 15 tetor në Shkodër, ku do të jetë i vendosur para Bashkisë dhe më 16 tetor në Tiranë.
Rrjeti "EURAXESS" është një network i krijuar për t'i ardhur në ndihmë të gjithë kërkuesve të cilët dëshirojnë të çojnë përpara karrierën e tyre dhe zhvillimin profesional duke lëvizur për punësim nga një vend evropian në tjetrin. Ky aktivitet i dedikohet stafit akademik, kërkuesve shkencorë, studentëve të doktoraturës dhe masterit.
Aktiviteti qe do të organizohet në këtë mënyrë:
1.Në brendësi të autobusit, kërkuesit do të kenë mundësi të realizojnë foto profesionale për CV-në e tyre.
2.Jashtë autobusit, do të ketë dy kompjutera për të shpjeguar çfarë është EURAXESS dhe si do të përdoret platforma online euraxess për gjetjen e vendeve të punës dhe bursave të studimit për stafin dhe studentët.
3. Organizimi i një workshop-i informues rreth Programit Euraxess në Sallën e Konferencave pranë Rektoratit të USH-së.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).