- Shqip
- English
DAAD (Deutscher Akademischer Austausch Dienst) ofron bursa studimi në nivelin Master, PhD, shkollat verore si dhe grante kërkimore me kohëzgjatje të ndryshme në Gjermani. Përveç programit të shkollës verore (e cila kërkon një nivel të njohjes të gjuhës gjermane në nivelin B1 ose më shumë), nuk është e nevojshme që të keni njohuri paraprake të gjuhës gjermane, por është e nevojshme të keni njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze (normalisht të cerfikuar nga TOEFEL ose IELTS).
Për prezantimin e këtyre bursave të ofruara nga DAAD si dhe për informacion të detajuar mbi procesin e aplikimit do të mbahet një takim informues ditën e premte, datë 27 maj 2016, ora 12.00 në sallën e konferencave të Biliotekes Shkencore Universitare.
- 1594 lexime