Shtëpia

Njoftim për regjistrim pranë sekretarisë së Senatit të USH për të qenë anëtar i KIZ

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, urdhërin nr. 110, datë 15. 03. 2016 “Për fillimin e procesit zgjedhor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë” dhe në “Rregulloren për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nr. 2459/1 prot., datë 15. 03. 2016, neni 6 pika 1/a, njoftojmë se secili nga antëtarët e stafit akademik të USH me kohë të plotë/student i ciklit të parë dhe ciklit të dytë me kohë të plotë në USH, mund të regjistrohet pranë sekretarisë së Senatit të USH për të qenë anëtar i KIZ, si përfaqësues i njësisë kryesore/si përfaqësues i studentëve.
 
Afati i regjistrimit është nga data 18. 03. 2016 - 21. 03. 2016, ora 09:30.
 
Anëtari i KIZ nuk ka të drejtë të kandidojë për autoritet drejtues dhe/ose për anëtar në organet drejtuese, të çdo niveli.
Bashkangjitur: 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).