- Shqip
- English
Pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është përcjellë një njoftim nga Fondacioni Onassis për Programin e 22-të të bursave ndërkombëtare për studiues të huaj për vitin akademik 2016-2017, I cili fillon më datë 01.10.2016. Ky program bursash u drejtohet pedagogëve të universiteteve, të të gjitha niveleve, të cilët zotërojnë gradën shkencore “Doktor”, kërkuesve shkencorë në studimet e postdoktoratës, si dhe kandidatëve për gradën shkencore “Doktor”.
Programi mbulon këto fusha:
- Shkencat humane (gjuhësi, arkeologji, studime mbi edukimin, letërsi, histori, filozofi, psikologji);
- Shkencat sociale (shkenca politike, studime ndërkombëtare dhe evropiane, sociologji, politika sociale);
- Shkencat ekonomike (Financa publike, financa);
- Arte (vetëm studime teorike, artistët nuk janë përfshirë në program), histori arti, muzikë, teatër, studim filmi, administrim kulturor, arte pamore, vallëzim (dance), fotografi, media e re.
Për më tepër informacion, lutemi vizitoni link-un www.onassis.org.
Afati përfundimtar për të aplikuar është data 26 shkurt 2016.
- 1785 lexime