- Shqip
- English
Ditën e enjte, më 4 shkurt 2016, ora 12:00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit do të zhvillohet një takim informues për projektit PERFORM.
Projekti PERFORM – Performing and Responsive Social Sciences, është një projekti i financuar nga SDC dhe i implementuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation, në bashkëpunim me Institutin për Evropën Qendrore dhe Lindore (IICEE) të disa fakulteteve të Universitetit të Fribourgut.
Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë politikëbërjen e bazuar në kërkim shkencor dhe në të dhëna. Ky qëllim do të realizohet përmes tre komponentëve: fuqizimin e komunitetit të kërkuesve të shkencave sociale, forcimin e lidhjeve mes kërkuesve dhe politikëbërësve, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme e të mekanizmave financiarë për zhvillimin e kërkimit shkencor në vendin tonë.
Projekti funksionon mbi bazën e intervencioneve, që synojnë të arrijnë ndryshime sistemike dhe afatgjata në sektorin e kërkimit shkencor dhe politikëbërjes, në mënyrë që efektet të jenë të qëndrueshme edhe pas përfundimit të projektit.
PERFORM është projekt rajonal, aktualisht i shtrirë në Serbi dhe Shqipëri. Dy Zyrat Kombëtare të Koordinimit (ZKK) ndodhen në Beograd dhe Tiranë. Menaxheri i projektit, z. Martin Dietz, dhe stafi i ZKK Shqipëri do të vizitojnë Universitetin “Luigj Gurakuqi” gjatë paradites së datës 4 shkurt 2016 dhe do të kenë kënaqësinë të takohen me stafin akademik, kërkues dhe studentë të këtij universiteti.
- 2721 lexime