Më datë 26.11.2015 në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare u zhvillua një leksion i hapur i lektorit izraelit Dan Blater, i cili është një sipërmarrës i angazhuar pranë një qendre për biznese të reja (start up) në Universitetin e Tel Avivit.
Ky aktivitet organizohej nga Ambasada e Izraelit në Tiranë në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Sipërmarrësi Blater rrëfeu eksperiencën e tij se si mund të fillohet një biznes i ri në Izrael. Shteti ka hapur qendra ku të rinjtë diskutojnë dhe hedhin ide, që më pas bëhen biznes. Çdo vit në këtë shtet hapen rreth 6000 biznese të reja që gjenerohen nga këto ide.
Ky leksion zgjoi interesin e studentëve të Fakultetit Ekonomik dhe të fakulteteve të tjera të USH-së.
- 2884 lexime