Më datë 25 nëntor 2015, ora 11:00, Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Instituti i Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me departamentet e Gjuhësisë, Letërsisë, Historisë organizuan një konferencë shkencore të titulluar “Personalitete të kulturës shqiptare” me rastin e përvjetorëve të këtyre autorëve: Ndoc Nikaj, Faik Konica, Vinçens Prennushi, Hilë Mosi, Haki Stërmilli.
Kjo veprimtari shkencore u mbajt tek salla e konferencave e Bibliotekës së Shkencore Universitare.
Konferenca u zhvillua në tri seanca sipas programit të mëposhtëm:
Seanca I Drejtues: A. Haxhi, F. Hoxha, T. Osmani
Fjala e hapjes nga M. Priku, Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore
1. A. Haxhi, T. Topalli – Gjuha në poetikën e Hilë Mosit.
2. F. Hoxha – Profili poetik i V. Prennushit.
3. R. Daberdaku, Gj. Çuni – Polemika e Hilë Mosit me Gjergj Fishtën për çështjet e shkollave fetare.
4. M. Dibra – Pasuri të trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve në vëllimin “Kangë popullore gegnishte” të V. Prennushit.
5. T. Toska – N. Nikaj tek “Albania” dhe fillesa në publicistikën shqiptare
6. E. Karamitri – Konica dhe Noli.
7. N. Ukgjini – Ngjarjet historike të shekullit XIX-XX në këndvështrimin e Ndoc Nikajt.
Seanca II Drejtues: M. Priku, Rr. Draçini, S. Lufi
1. S. Lufi, M. Nilaj – Veprimtaria e Hilë Mosit në Parlamentin shqiptar në vitet 1920-1923.
2. Rr. Draçini – Mendime gjuhësore të Konicës paralele me teoritë bashkëkohore.
3. Xh. Alimhilli – V. Prennushi folklorist dëshmi e autenticitetit poetik të kombit.
4. B. Logu – Një vështrim gramatikor në strukturën e fjalisë tek vepra “Historia e Shqypnis”, të N. Nikajt.
5. O. Baja – Neologjizmat e Konicës – elemente pasurimi gjuhe e stili.
6. A. Kosteri – Veçori gjuhësore, dialektore dhe etnolinguistike në romanin “Kalorësi i Skënderbeut” të H. Stërmillit.
7. M. Hysa – Parimet e standardizimit në konceptimet gjuhësore të F. Konicës.
8. R. Murati – Evoluimi i mendimit të Konicës për bazën dialektore të gjuhës letrare shqipe.
9. A. Uruçi – Elemente gjuhësore në vëllimin poetik “Gjeth e lule” të V. Prennushit.
10. E. Koperaj – N. Nikaj dhe autorët shkodranë të mesit të shekullit XIX.
11. Z. Shkreli – Elemente të gjuhës së fëmijëve në penën e N. Nikajt.
12.D. Karakaçi – “Bisedime të vogla shqyp – italisht” i N. Nikajt, kontribut për bashkëkombësit dhe leksikografinë shqipe.
13. M. Bushaj – Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara në veprën e H. Mosit.
Seanca III Drejtues: E. Dibra, E. Karamitri, A. Çapaliku, L. Kurti
1. A. Çapaliku – Nobelisti i parë sjellë në shqip nga V. Prennushi
2. L. Kurti (Kraja) – Konica, mendimi dhe fjala e denjë e kohës dhe përtej saj.
3. E. Dibra – Risi dhe individualitete letrare në leximet për fëmijë të N. Nikajt.
4. V. Karakaçi – Kontributi i Konicës në historinë e mendimit shqiptar në vlerësimin e prof. Jup Kastratit.
5. N. Ljarja – Origjinaliteti i N. Nikajt në veprën “Historia e Shqypnis”.
6. A. Prendi – Ironizimi dhe satirizimi i realiteteve shqiptare tipar i modernitetit në prozën artistike të Konicës.
7. V. Osja – F. Konica. Poema në prozë në suazën e tipologjisë së zhanreve të ndërmjetme.
8. E. Alia – Elemente sociosemantike në funksion qëllimor tek romani “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit.
9. G. Puka – Ndjenja e atdhedashurisë një përbërës themelor i diskursit tek “Malli i Atdheut” i Faik Konicës (vështrim semiotik).
10. S. Koperaj – H. Mosi, reformator i arsimit shqiptar.
11. S. Lajçi – Poetika e V. Prennushit.
12. O. Stefasani – Kritika kronikë e Konicës.
13. E. Ndrecaj – Historia e Mirditës në shkrimet e N. Nikajt.
14. I. Sokoli – Gjykimi kritik i Konicës ndaj figurës së Naim Frashërit.
- 3294 lexime