- Shqip
- English
Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për vend të lirë pune për pozicionin e laborantit të teknologjisë së informacionit pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Përshkrim i shkurtër i vendit të punës :
• Mirëmban hardware dhe software të rrjetit të kompjuterik në godinen e FGJH-së.
• Kontrollon, diagnostikon punen me sistemin ESSEZ sipas udhëzimeve të Degës së IT në Rektorat.
• Mirëmban rrjetin dhe të dhëna të tjera të sistemeve të komunikimit.
• Diagnostikon dhe zgjidh problemet me softëare, hardëare, paisje periferike kompjuterike.
• Menaxhon sallën e konferencave në Fakultet dhe laboratoret e gjuhëve të huaja.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere :
• Të kenë kryer arsimin e lartë në degën e Informatikës me notë mesatare 7.5 e lart dhe/ose ciklin e dytë (DND) në Informatikë me notë mesatare të përgjithshme 7.5 e lart. Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.
• Të zotërojnë, me dëshmi universitare, një gjuhë të huaja perëndimore (preferohet anglisht) me notë 7 e lart.
• Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në arsimin e lartë.
• Të kenë eksperiencë pune mbi dy vite si specialist IT.
Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :
1. Kërkesë me shkrim për aplikim.
2. Curriculum Vitae me foto personale.
3. Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).
Për diplomat e marra në universitetet e huaja, kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.
4. Rekomandim nga qendra e mëparshme e punës rreth aftësive për të menaxhuar këtë sektor.
5. Dëshmi e gjuhëve të huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.
6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës.
7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjeksore (librezë shëndetsore).
8. Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon dhe/ose vërtetim papunësie.
9. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për
Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).
10. Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).
11. Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.
Shënim:
- Kontrata e punës do të jetë me afat 3 –mujor me të drejtë rinovimi.
- Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore ose Sektorit të Protokoll-arkivës dokumentacionin e mësipërm deri më datë 12.12.2015, ora 1200.
- Konkursi do të zhvillohen me datë 14.12.2013, me dosje dhe/ose testim teorik ose intervistë.
- Konkursi është i hapur deri në plotësimin e vendit vakant.
- Për informacion të mëtejshëm mund t’i drejtoheni FGJH dhe/ose Degës së Burimeve Njerëzore.
Rektorati i Universitetit të Shkodrës
“Luigj Gurakuqi”
- 3345 lexime