Shqip
English
Ditën e mërkurë, më datë 18 nëntor 2015, ora 11:00, në sallën e konferencave pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, promovohen veprat e prof. dr. Shefik Osmanit.
Kjo veprimtari organizohet nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Akademia e Shkencave të Edukimit në Tiranë dhe Shtëpia Botuese “Filara”.
Programi i veprimtarisë do të jetë si më poshtë:
Fjala e hapjes nga prof. as. dr. Gëzim Dibra, dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit
Kumtojnë:
Prof. dr. Musa Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Edukimit (Tiranë)
Prof. dr. Vehbi Hoti, studiues
Prof. dr. Njazi Kazazi, studiues
Dr. Mehdi Kroni, drejtor i Departamentit të Shkencave të Edukimit
Dr. Eranda Bilali (Halluni), pedagoge e Fakultetit të Shkencave të Edukimit në USH
Ma. Fatmiroshe Xhemalaj, botuese, Shtëpia Botuese “Filara”
Prof. dr. Tomor Osmani, studiues
- 1429 lexime