Shqip
English
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4 – vjeçare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2016-2017.
Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:
Studime Amerikane; Shkenca Kompjuterike; Ekonomik; Administrim Biznesi;
Politikë Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Masmedia; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;
Letërsi
Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
1 - Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesmë ose ta kenë përfunduar atë;
2 - Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar).
Për këtë qëllim të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen provimit TOEFL në fillim të vitit 2016 pranë zyrave të Fondacionit Soros.
3 - Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.
APLIKIMI
Ju duhet të aplikoni online deri në datën 31 Dhjetor 2015, në linkun :
https://community.aubg.bg/sslpage.aspx?pid=328
Më pas, ju duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare, së bashku me dokumentat plotesues deri në datën 1 Mars 2016, në një nga adresat e mëposhtëme :
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 248-213
e-mail: bursa@osfa.al
Ose
Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria
http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year
Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu, ose të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.
Për më tepër informacion, Fondacioni SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ju ftojnë të merrni pjesë në Mbrëmjen AUBG, e cila do të mbahet më 7 Nëntor 2015, ora 19:00 pranë Hotel Tirana International. Në mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Universitetit, studentë, si edhe ish-studentë të këtij Universiteti, nga ku mund të mësoni më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.
- 2077 lexime