Shqip
English
Ditën e shtunë, më 24 tetor 2015, ora 18:00, në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore organizon promovimin e librit “Jo vetëm hymni i flamurit” (Non solo “Inno della bandiera”) të autorit Paolo Muner. Ky autor triestin ka kaluar tri vjet me shërbim në Shqipëri. Pasi u larguar nga shërbimi aktiv, ai iu dedikua kërkimeve për historinë e Shqipërisë.
Në vitin 2009 publikoi përmes shtëpisë botuese “Almera” librin “Një histori shkodrane-Flamujt e parë të anijeve tregtare shqiptare 1913-1914”. (Prej arkivave të Qeversië Detare Austriake në Trieste).
Paolo Muner ka bashkëpunuar me periodikë të ndryshëm shqiptarë si: “Albaniannews”, “Hermesnews”, “Hylli i Dritës”, “Academicus”, “Klan”, “Mbrojtja”, “Rilindasi”, “Telegraf”, gazeta “Vatra”, “Tirana Review of Books”.
- 1497 lexime