Seksioni i Italianistikës pranë Departamentit të Romanistikës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizoi veprimtarinë: “Italishtja dhe muzika, një udhëtim i pandashëm”. Ky aktivitet u zhvillua tek Biblioteka Shkencore e Universitetit “L. Gurakuqi”, më 21 tetor 2015, ora 9.30.
Konferenca ishte konceptuar në formën e një tryeze mendimesh, idesh dhe rezultatesh të kërkimeve shkencore mbi gjuhën italiane dhe muzikën, si dy sfera bashkudhëtare të kulturës.
Përshëndetën veprimtarinë znj. Adriana Frisenna, drejtore e Institutit Italian të Kulturës, konsulli i Nderit, z. Vito Stigliani dhe dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof. as. dr. Rajmonda Këçira.
Konferenca vijoi me kumtesat e mëposhtme:
Dr. Lindita Kazazi: “Cantando la poesia e recitando la canzone”
Prof. as. dr. Alma Hafizi: “La parola e la musica nell’opera di Verdi”
Doc. Roland Guli: “La lingua italiana e la globalizzazione della musica”
Prof. as. dr. Eliana Laçej: “La canzone napoletana, anima e musica”
Dott. Eugjen Gargjiola: “Bossanova all’italiana”
Dr. Aterda Lika: “La canzone come elemento motivante per l’insegnamento della lingua italiana”
Në kuadër të javës kushtuar kulturës italiane, më datë 23 tetor 2015, ora 17.30, pranë Liceut Artistik do të zhvillohet spektakli: “Poezi, prozë dhe muzikë italiane”.
- 2732 lexime