![](https://old.unishk.edu.al/sites/default/files/styles/large_per_aktivitete/public/portfolio_images/1_10.jpg?itok=1IPiC8Gk)
Më datë 17 qershor 2015, trupa teatrore e Universitetit të Shkodrës shfaqi në Qendrën Kulturore Ulqin komedinë “Bretkosat” të Aristofanit.
Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e Qendrës Kulturore Ulqin, z. Nail Draga, që e mbështeti shumë këtë veprimtari studentore.
Kjo shfaqje u prit me interes nga spektatorët e qytetit bregdetar, të cilët vlerësuan përmes duartrokitjeve të tyre interpretimin e studentëve.
Ky spektakël teatror u përcoll me shumë interes edhe nga mediat lokale.
- 2307 lexime