Më datë 15 qershor 2015, ora 19:30, në hollin e teatrit “Migjeni” u organizua një koncert i korit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Në këtë koncert, veç korit, debutuan edhe solistët: Mimoza Rakaj, Franceska Pjetri dhe Qamil Gjyrezi.
Shoqëroi në piano: Gjon Shllaku
Prezantuan programin: Valentina Prenga dhe Lejdi Zefi
Drejtuesi i korit: Roland Guli
Specialiste vokali: Mimoza Rakaj
Organizator: Qamil Gjyrezi
Programi muzikor i paraqitur përfshinte këngë të përpunuara nga repertori më i zgjedhur i muzikës shqiptare, si dhe nga repertori vokal klasik (Çajkovski, Shubert, Bize).
Studentët e pëzgjedhur nga fakultete të ndryshme u paraqitën mjaft mirë dhe u duartrokitën nga spektatorët e pranishëm.
- 2602 lexime