Shtëpia

Dt. 10. 06. 2015. “Shqiptarët dhe modeli social evropian”- takim mbi tematikën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Këshilli Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, organizata “Think-tank Shqiptare” dhe Fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung” po bashkëpunojnë për të gjallëruar dhe nxitur diskutimin politik dhe shoqëror në Shqipëri mbi temën e integrimit në Bashkimin Evropian, me fokus “Shqiptarët dhe modeli social evropian”.
Në këtë kontekst në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u organizua më 10 qershor 2015, ora 11:00 një takim në të cilin merrnin pjesë: prof. dr. Luan Hajdaraga, dr. Zef Preçi, dr. Agim Nesho, prof. Eva Allushi, dr. Eliva Jusufaj dhe Sashenka Lleshaj.
Me këtë rast u paraqitën tri studime mbi aktorët kryesorë: “Drejt një ripërcaktimi të kontratës sociale”, “Administrata Publike në Shqipëri midis politikës dhe qytetarit”, “Demokracia e brendshme në partitë politike shqiptare”, si dhe do të vijohet me përgatitjen e një “Manuali për debatin publik mbi demokracinë në Shqipëri”
Në këtë kuadër, po zhvillohen një sërë debatesh dhe bashkëbisedimesh në universitetet kryesore të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara në fushën akademike, politike, ekonomike dhe sociale.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).