Studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbështetur nga Dega e Kulturës dhe në bashkëpunim me Bibliotekën Universitare, organizuan në sallën e konferencave të bibliotekës, prezantimin e filmit: “Mbro Mjedisin – Mbro Jetën!”.
Të pranishëm ishin studentë nga fakultete të ndryshme, si dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Dega Psikologji – Punë Sociale.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i studentëve për një film të realizuar nga “Nisma Vullnetare Studentore”. Ky film do të konkurrojë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor, i cili do të zhvillohet nga data 16 deri më 23 maj. Filmi do të shfaqet në disa qytete të Shqipërisë.
Prezantimi i filmit përcjell mesazhin që studentët vetë mund të organizohen në veprimtari të ndryshme në shërbim të komunitetit.
- 2834 lexime