Shtëpia

Dt. 24.04.2015. U organizua workshopi i parë me temë: "Metodat bashkëkohore të mësimdhënies"

Më datë 24 prill 2015 në sallën e konferencave A3 pranë Rektoratit të USH-së, Qendra e Ekselencës e Universitetit të Shkodrës me iniciativën e Fakuletit Ekonomik dhe në bashkëpunim me ASET http://www.aset-al.com/, organizoi workshopin e parë të saj me titull: "Metodat bashkëkohore të mësimdhënies" me referuese pedagogen e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Eranda Bilali dhe znj. Armira Lazaj, përfaqësuese e ASET.
Këtë iniciativë e prezantoi në çelje të veprimtarisë, Dekania e Fakultetit Ekonomik, prof. dr. Arjeta Troshani.
Në këtë workshop merrnin pjesë pedagogë të Universitetit të Shkodrës. Gjatë kësaj veprimtarie u shpjegua se Qendra e Ekselencës e miratuar me Vendim Senati, me iniciativën e Fakultetit Ekonomik dhe të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, ka si synim që në të ardhmen duke u bazuar edhe në eksperiencat më të mira perëndimore të zhvillojë këto aktivitete kryesore:
• Trajnime të pedagogëve të rinj mbi metodat e mësimdhënies dhe të pedagogëve me eksperiencë mbi të rejat në fushën e mësimdhënies e kërkimit shkencor.
• Trajnim të përfaqësuesve të institucioneve publike mbi metodat e reja menaxheriale dhe aftësitë komunikative.
• Trajnime të mësuesve mbi aftësi të veçanta pedagogjike dhe aplikative që lidhen me procesin e mësimdhënies.
• Trajnime me tema të gjera ndaj komuniteteve të veçanta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, arsimit dhe shkencës.
Me një autonomi financiare më të zgjeruar dhe hapësira të reja bashkëpunimi edhe me fakultete të tjera të Universitetit të Shkodrës, kjo qendër do të kthehet në një mjet ndihmës për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, kërkimin shkencor, mbështetjen për pedagogët e rinj, si dhe në një burim të ardhurash për USH-në.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).