Seksioni i gjuhës frënge i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Alencën Franceze organizuan në Bibliotekën “Marin Barleti” një veprimtari të titulluar “Salloni letrar” ku u prezantua vepra e shkrimtarit Patrick Modiano. Këtij shkrimtari iu akordua çmimi Nobel për letërsi në vitin 2014.
Studentët në bashkëpunim me pedagogët kishin përgatitur një paraqitje me foto, si dhe bënë lexime fragmentesh nga tekstet e veprave të këtij autori. Në këtë kontekst dr. Drita Brahimi, (lektore e gjuhës frënge në USH) dhe disa studentë referuan rreth tematikës e stilit të shkrimtarit të famshëm francez Patrick Modiano.
- 2559 lexime