Shtëpia

Njoftim punësimi - Fakultetit i Shkencave të Edukimit.

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për vend të lirë pune për pozicionin e sekretares mësimore të Fakultetit të Shkencave të Edukimit.

                                 

Përshkrim i vendit të punës :

-  Përgjigjet për regjistrimin e kandidatëve të shpallur fitues pranë FSHE-së, sipas procedurave të përcaktuara me vendimet, urdhërat dhe udhëzimet e MAS-it dhe Rektorit/Dekanit duke plotësuar kërkesat e tyre.

-  Bën paisjen e studentëve me libreza notash, kartë studenti, vërtetime etj.

-  Informon studentët në lidhje me rregulloren e studimeve, me planin mësimor, me të drejtat dhe detyrimet e tyre.

-  Përgatit proces-verbalet e marrjes në provim të studentëve dhe i dorëzon tek Dekani i FSHE-së.

-  Marr në dorëzim nga pedagogët proces-verbalet e plotësuara sipas rregullit.

-  Plotëson rregjistrat e kursit në fillim të çdo viti akademik.

-  Administron me përgjegjësi rregjistrin themeltar të studentëve.

-  Bën hedhjen e notave nga proces-verbali në rregjistrin themeltar brenda tre javëve nga përfundimi i sezonit të provimeve.

-   Kryen ndjekjen dhe zbatimin e strukturës mësimore vjetore, të praktikave dhe provimeve të hartuara nga Dekani, si dhe mbajtjen me përgjegjësi të dokumentacionit përkatës.

-   Plotëson të gjitha të dhënat e/pasqyrave/kërkesave statistikore sipas modeleve dhe afateve të përcaktuara.

-  Bën plotësimin e saktë, me korrektesë, pastër të certifikatave të notave/diplomave dhe rregjistrimin e tyre në rregjistrin e veçantë në momentin e dhënies.

-  Zbaton çdo detyre tjetër të lënë nga Dekani në kuadër të procesit mësimor.

-  Bën ndjekjen dhe monitorimin e pagesës së tarifës së shkollimit të studentëve duke zbatuar masat e përcaktuara për studentët që nuk shlyejnë detyrimet brenda afatit..

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere :

·         Të kenë zotësi të plotë veprimi.

·         Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.

·         Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

·         Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.

·         Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshor dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda Fakultetit të Shkencave të Edukimit.

·         Të kenë përvojë pune në sekretari mësimore. Përparësi kanë kandidatët me eksperiencë mbi dy vite që paraqesin referenca pozitive nga punëdhënësit e mëparshëm.

·         Të kenë kryer arsimin e lartë në fushën përkatëse, sistemi i ditës, me mesatare 7.5 e lart. Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

·         Të kenë kryer, me dëshmi, specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës.

·         Të kenë njohuri drejtshkrimore në gjuhën shqipe.

·         Të zotërojnë, me dëshmi universitare, një gjuhë të huaja perëndimore, preferohet anglisht me notë 7 e lart.

·         Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në arsimin e lartë.

·         Të gjithë kandidatët pa përjashtim do t’i nënshtrohen konkurrimit me testim.

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

  1.  Kërkesë me shkrim për aplikim.

  2.  Curriculum Vitae me foto personale.

  3.  Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).

       Për diplomat e marra në universitetet e huaja, kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

  4.  Rekomandim nga qendra e mëparshme e punës rreth aftësive për të menaxhuar këtë sektor.

  5.  Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.

  6.  Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (kurs sekretarie, kompjuteri etj).

  7.  Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjeksore.

  8.  Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon dhe/ose vërtetim papunësie nga zyra e punës.

  9.  Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për

       Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore me punonjësit e brendshëm të FSHE-së).

10.  Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

11.  Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

 

Shënim:

-          Kontrata e punës do të jetë me afat 3 –mujor me të drejtë rinovimi.

-          Kandidatët duhet të dorëzojnë dorazi pranë Degës së Burimeve Njerëzore ose me postë pranë Sektorit të Protokoll-arkivës dokumentacionin e mësipërm deri më datë 21.03.2015, ora 1200.

-          Konkursi  do të zhvillohen me datë 23.03.2015, me dosje dhe/ose testim teorik ose intervistë.

-          Për informacion të mëtejshëm mund t’i drejtoheni Kancelarit dhe Degës së Burimeve Njerëzore.

                                                                               

                                                                                                       Rektorati i Universitetit të Shkodrës

 

                                                                                                                       “Luigj Gurakuqi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).