- Shqip
- English
Ju njoftojmë se janë hapur aplikimet për të dërguar artikuj shkencorë për serinë e Buletinit te Shkencave Ekonomike pranë Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, viti 2015.
Artikujt duhet të dërgohen në adresen sshe@unishk.edu.al
Afati i dorëzimit 30 Prill 2015
Njoftimi i pranimit/ mospranimit për botim 30 Maj 2015
Artikujt për botim do të pranohen sipas formatit bashkëngjitur.
Çdo autor ka të drejtë të sjellë vetëm një artikull për botim.
Pedagogët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që kanë realizuar botime të veçanta apo kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme shkencore gjatë vitit 2014, nëse dëshirojnë t’i pasqyrojnë në kronikën shkencore të buletinit, duhet t’i paraqesin pranë redaksisë.

Redaksia shkencore
Prof.Dr. Drita Kruja / Kryetare
Dr. Arjola Dergjini/ Sekretare
Prof.Dr. Arjeta Troshani
Prof.As. Dr. Brilanda Bushati
Prof.As. Dr.Blerta Dragusha
Dr. Albana Begani
Dr. Ardita Borici
Bashkangjitur:
- 2491 lexime