- Shqip
- English
Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike organizon një takim informues me studentët e programeve të studimit master të universitetit tonë.
Në këtë takim merr pjesë edhe znj. Milena Harito, Ministre e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.
Kjo veprimtari do të zhvillohet ditën e premte më 30 janar 2015, ora 12:00, tek salla e konferencave pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Takimi ka si synim që të rrisë njohuritë, interesin dhe besimin në këtë reformë të rëndësishme të segmentit potencial të punës, që do të dalë nga universiteti ynë.
Ftohen të marrin pjesë studentët e programeve të studimit master.
- 2999 lexime