Më datë 27 tetor 2014, Ambasada e Francës në partneritet me Hapësirën Campus France, Aleancën Franceze në Tiranë, Shoqatën e Profesorëve të Frëngjishtes të Shqipërisë dhe Agjencinë Universitare të Frankofonisë, organizuan në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës «Luigj Gurakuqi » një takim informues mbi mundësitë dhe kushtet për të kryer studime të larta në Francë.
Në këtë veprimtari merrnin pjesë dy specialiste franceze të orientimit shkollor dhe universitar të Université de La Rochelle, të cilat dhanë disa informacione për studentët e interesuar.
Znj. Anne AUBERT, nënkryetare e Zyrës së Orientimit dhe Karrierës Profesionale dhe znj. Sandra GENDRONNEAU, këshilluese dhe psikologe në Qendrën e Zhvillimit të Karrierës pranë Université de La Rochelle, theksuan se qëllimi i këtij komunikimi ishte dhënia e një informacioni të detajuar, i cili sqaronte disa pika të rëndësishme për studentët:
Pse duhet shkuar në Francë për të ndjekur studimet e larta?
Degët e propozuara.
Mbi mundësitë praktike, procedurat e regjistrimit, kostot e jetesës, jeta e përditshme, mjetet e informimit në dispozicion, etj..
Bashkangjitur më poshtë do të gjeni informacion për procedurat e regjistrimit në një universitet francez.
- 2989 lexime