Ekspozita dixhitale “Albert Kamy 1913-2013” ishte një veprimtari interesante që u zhvillua në kuadër të projektit “Kultura franceze në Shqipëri në kohën e dixhitalizimit”.
Organizatorë të këtij aktiviteti ishin Ambasada e Francës dhe Aleanca Franceze në Shkodër. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës: “Albert Kamy 1913-2013”, merrnin pjesë përfaqësues së Ambasadës Franceze, pedagogë, punonjës të bibliotekave, studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, frankofonë e dashamirës të kulturës franceze.
Kjo ekspozitë dixhitale dhe interaktive e projektuar nga Instituti Francez në Paris në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Gallimard”, përmban më shumë se 100 dokumente të regjistruara, 18 minuta transmetim arkivash audio, video, tekste kritike dhe pjesë të shumta nga vepra e autorit të famshëm Albert Kamy.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur tek ambientet e Aleancës Franceze, përballë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, duke bërë të mundur frekuentimin e saj në çdo kohë nga të interesuarit.
- 2344 lexime