- Shqip
- English
Hapen aplikimet për shkëmbime afatshkurtra me bursë në ERASMUS MUNDUS për studentë dhe pedagoge.
Jeni student/e? Pedagog ? Dëshironi të aplikoni për një shkëmbim disa mujor në partneritetet e Erasmus Mundus ? Ekzistojnë 2 partneritete ku mund te aplikoni :
1. Basileus V
2. Join EU SEE Penta
Kush mund të aplikojë? Në këtë aktivitet, mund të aplikojnë studentë, stafe akademikë dhe administrativë te universiteteve shqiptare. Studentët e universiteteve shqiptare, jo partnere, mund të aplikojnë për shkëmbime duke filluar nga niveli Master deri në PhD. Pedagogët që duan të bëjnë shkëmbim në nivelin PhD and Post Doc, Staf administrativ për 1 muaj shkëmbim përvoje.
Kohëzgjatja e shkëmbimit për Basileus:
Bachelor 1 semestër deri në 1 vit
Master : 1 semestër deri ne 2 vjet
PhD : 6 muaj deri në 34 muaj
Postdoc : 6 muaj deri në 10 muaj
Staf administrativ : 1 muaj
Kohëzgjatja e shkëmbimit për Join EU SEE:
Bachelor : 1 semestër deri në 1 vit
Master : 1 semestër deri ne 2 vjet
PhD : 6 muaj deri në 36 muaj
Postdoc : 6 muaj deri në 10 muaj
Si aplikohet?
Basileus: Vizitoni në faqen dhe lexoni guiden e aplikimit http://www.basileus.ugent.be/index.asp?p=2018&a=2018
Penta Joiun EU SEE: Vizitoni në faqen dhe lexoni guiden e aplikimit http://www.joineuseepenta.eu/scholarship/how-long-can-i-stay/
Afatet: Afatet e aplikimit për Basileus është 2 shkurt 2014 dhe për Penta Join EU-SEE është1 shkurt 2014.
- 1617 lexime