- Shqip
- English
Më datë 20 Prill 2018, në sallën e senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Fakulteti Ekonomik, në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit pranë Universitetit të Shkodrës, organizoi një takim trainues me Prof. Dr. Sherif Bundon, ekspert i çështjeve të akreditimit. Në këtë takim ishin të ftuar të merrnin pjesë pedagogë nga fakultetet e ndryshme të USH-së, të angazhuar në proçesin e hartimit të Raporteve të Vlerësimit të Brendshëm të programeve të studimit.
Në diskutimin e tij, Prof. Bundo, prezantoi rëndësinë e proçesit të akreditimit të programeve, problematikat kryesore që e shoqërojnë dhe proçedurën nëpër të cilën rrjedh proçesi. Duke u mbështetur në eksperiencën e tij disa vjeçare si ekspert i jashtëm i angazhuar nga ASCAL-i, ai këshilloi pjesëmarrësit në lidhje me detyrat që duhet të përmbushë Grupi i Vlerësimit të Brendshëm, çështjeve kryesore ku ai duhet të vërë theksin gjatë hartimit të raportit dhe kujdesit që duhet treguar në prezantimin e dokumentacionit mbështetës të tij. Diskutimi në formën e një seance pyetje-përgjigje mes audiencës dhe prof. Bundos ishte gjithashtu pjesë e takimit i cili u përmbyll me falenderimet përkatëse mes palëve dhe me shprehjen e dëshirës së mirë për përtëritjen e takimeve të tilla konsultuese edhe në të ardhmen.
- 1679 lexime