- Shqip
- English
Klasifikimi për proçedurën me objekt “Blerje pajisje elektronike, për projektin e Erasmus+ CBHE të projektit FINAC me financim nga EU “Menaxhimi Financiar, Kontabiliteti dhe Kontrolli, zhvillimi i kurrikulave per ngritjen e kapaciteteve të administratës publike” (FINAC) me numër: 573534-EPP-1-2016-1-RS-EPPKA-CBHE-JP, dhe No. Urdhër Prokurimi 3799. Prot dt: 30/11/2017 me fond limit 3,271,920 (tre milion e dyqind e shtatëdhjetë e një mijë e nëntëqind e njëzet) lekë pa TVSH. Në mbështetje të ftesës për kuotim nr. 3799/2 dt 04/12/2017 me objekt “Blerje pajisje elektronike” për projektin FINAC, dhe të urdhërit nr 3799/1 dt. 30/11/2017 për krijimin e komisioneve te vlerësimit të ofertave për projektin FINAC, rënditja nga e ofertava pjesëmarrese si me poshte:
- Donela shpk, NUIS: K47214046T
- Lulzim Ahmetaga – Person fizik, NUIS: L66402009I
- Technosoft shpk, NUIS : L06606005T
A. Në mbështetje të shqyrtimit të dokumentacionit nga Komisioni i vlerësimit të ofertave, operatori Technosoft shpk me NUIS : L06606005T, përmbush të gjithë kriteret ligjore e teknike te ftesës për oferte dhe shpallet fitues me oferten ekonomike Technosoft shpk, në vlerën 3,171,000 lekë pa TVSH (tre milion e njëqind e shtatëdhjetë e njëmijë lekë), ne vlerën 3,805,200 lekë me TVSH (tre milion e teteqind e pese mije e dyqind leke)
B. Për operatorin Donela shpk me NUIS: K47214046T ne mbështetje të shqyrtimit të dokumentacionit nga Komisioni i vlerësimit të ofertave, ka mungesë në dokumentacionin e paraqitur. Rrjedhimisht oferta ekonomike refuzohet.
Nuk ka paraqitur dokumentat e kerkuar, sipas ftesës së kuotimit si me poshte:
1.b) Nuk është dënuar për shkelje penale,
c) Nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin profesional, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Rregjistrimit.
2. Një çertifikatë të gjendjes financiare nga një ose më shumë banka për gjendje likuiditetesh në vlerë jo më të vogël se 10% të vlerës së tenderit, të lëshuar jo më vonë se 10 ditë nga dita e hapjes së ofertave.
3. Vërtetim lëshuar nga autoritetet lokale për shlyerjen e taksave vendore të parashikuara nga Pushteti Vendor.
4. Furnizime të ngjashme për një kontratë të vetme të së njëjtës natyrë, në një vlerë jo më të vogël se 40% e fondit limit, të realizuar gjatë tre viteve të fundit të aktivitetit të operatorit, me ente publike ose private, të shoqëruara me vërtetim/faturë për realizimin e kontratës.
5. Operatori ekonomik ofertues duhet të deklarojë nën përgjegjësinë e tij ligjore se mallrat objekt prokurimi që do të ofertojë nuk janë të asembluara në Shqipëri.
6. Formular i ofertës teknike.
7. Sigurimi i ofertës
8. Formular deklarimi mbi gjendjen gjygjësore.
9. Dokumentacioni ne gjuhën angleze i përkthyer dhe i noterizuar
C. Për operatorin Lulzim Ahmetaga person fizik NUIS: L66402009I, ne mbështetje të shqyrtimit të dokumentacionit nga Komisioni i vlerësimit të ofertave, ka mungesë në dokumentacionin e paraqitur. Rrjedhimisht oferta ekonomike refuzohet.
Nuk ka paraqitur dokumentat e kërkuar, sipas ftesës së kuotimit si me poshte:
1. a) Ka plotësuar detyrimet fiskale,
b ) ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuar nga Administrata Tatimore.
Xhiroja është vetëm për vitin 2016.
2. Vërtetim lëshuar nga autoritetet lokale për shlyerjen e taksave vendore të parashikuara nga Pushteti Vendor.
3. Furnizime të ngjashme për një kontratë të vetme të së njëjtës natyrë, në një vlerë jo më të vogël se 40% e fondit limit, të realizuar gjatë tre viteve të fundit të aktivitetit të operatorit, me ente publike ose private, të shoqëruara me vërtetim/faturë për realizimin e kontratës.
4. Formulari i ofertës ekonomike dhe asaj teknike
5. Sigurimi i ofertës
6. Dokumentacioni ne gjuhën angleze i përkthyer dhe i noterizuar.
Sa më sipër, Komisioni i vlerësimit të ofertave shpall fitues operatorin ekonomik Technosoft shpk në vlerën 3,171,000 lekë pa TVSH.
- 1255 lexime