Ditën e hënë datë 16 tetor, në Rektoratin e Universitetit të Shkodrës u zhvillua ceremonia e hapjes së vitit të ri akademik 2017-2018. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm zv. Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë, zj. Senida Mesi, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të stafit akademik dhe studentë të Universitetit të Shkodrës.
Në fjalën e tij të hapjes, Rektori i Universitetit të Shkodrës tha që ky është një vit jubilar për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” . 60-vjetori i themelimit të Universitetiti të Shkodrës e gjen atë në një stad shumë më të lartë, me arritje të mëdha, me profil të konsoliduar, si një ndër Universitetet që ka dhënë një ndihmesë mjaft domethënëse në formimin e një plejade intelektuale të përhapur anekënd vendit.
Gjithashtu ai u uroj të gjithëve mirëseardhjen në auditorët e Universitetit të Shkodrës si dhe falënderoi edhe studentët e regjistruar në Universitetin e Shkodrës duke i vlerësuar për përzgjedhien që kanë bërë.
Prof.dr. Adem Bekteshi tha: “Në emër të stafit akademik, atij ndihmës dhe administrativ, ju siguroj se përzgjedhja juaj do të justifikohet me punën tonë të përkushtuar në shërbimin ndaj jush, përmes një mësimdhënieje cilësore bashkëkohore, si dhe duke ju krijuar një mjedis akademik sa më të gjallë, motivues, por mbi të gjitha sfidues gjatë gjithë kohës që ju do të studioni në universitet.
Zj. Senida Mesi, Zv. Kryeminstre e Republikes së Shqipërisë, shprehu kënqësinë e saj që ishte pjesë e kësaj cermonie, si dhe siguroi të panishmit, që ajo dhe qeveria që ajo përfaqëson do të mbështesin zhvillimin e arsimit të lartë. Ajo u shpreh duke thënë që puna e saj si administratore e Universitetit të Shkodrës për dy muaj e ndihmoi atë për kuptuar më mirë problemet e këtij Universiteti si dhe siguroi mbështetjen e saj të plotë.
Ceremonia vazhdoi me një video mesazh të dërguar nga prof. Margaret Fraser, pedagoge e Metropolitan State University of Denver me të cilin Universiteti i Shkodrës tashmë ka një bashkëpunim të konsoliduar.
Ceremonia u mbyll me përshëndetjen e studentes Xhenifer Tota të cilën ajo ia adresoi të gjithë studentëve të rinj.
- 2937 lexime