- Shqip
- English
Bordi i Administrimit i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në mbledhjen e tij të datës 25.04.2017, në mbështetje të ligjit nr. 80, datë 22. 07. 2015 ”Për arsimin e lartë dhe kërkimit shkencor në institucionit e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 49, si dhe në përputhje me listën e kandidaturave që plotësojnë kriteret për administrator të institucionit të miratuar nga Senati Akademik me vendimin nr.1242 prot datë 07.04.2017, zhvilloi procedurën e konkursit të hapur në përputhje me kriteret e vendosura me vendimin e Bordit të Administrimit nr.64 prot, datë 15.04.2017, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e paraqitur dhe njohuritë e kandidatëve në intervistën me gojë, me votim të fshehtë unamim të 6 anëtarëve të pranishëm
VENDOSI:
- Klasifikimi i konkurentëve për konkursin për pozicionin e administratorit në Universitetin e Shkodrës ”Luigj Gurakuqi” është si vijon:
NR. |
KONKURENTI |
PIKËT E FITUARA |
1. |
Senida Mesi |
95.6 pikë |
2. |
Leon Doinizi |
89.3 pikë |
3. |
Artan Kolnikaj |
85.1 pikë |
4. |
Vilma Rexhepi |
68.5 pikë |
- Shpalljen e Znj. Senida Mesi si kandidate fituese e konkurimit, me 6 vota pro, për pozicionin e Administratorit në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARI
Eduard NDRECA
- 2288 lexime