- Shqip
- English
Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër ne bashkepunim me DRSHKP Shkoder dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shkodër organizon Panairi i Punës 2017.
Ky panair sjell për ekspozuesit një gamë të caktuar të punëkërkuesve të cilët janë studentë të Universitetit te Shkodres. Panairi i punës krijon një mundësi për kompanitë dhe të sapodiplomuarit në fushat e ndryshme te studimit te ketij universiteti që të takohen dhe të marrin kontakt me njëri-tjetrin.
Data e panairit: 25 Mars 2017 Ora 10.00-14.00
Vendndodhja: Hotel “Colosseo”
Ky panair përbën një mundësi të mirë për ekspozuesit (punëdhënësit) që:
- po planifikojnë punësime të reja
- kërkojnë të punësojnë personel të ri të kualifikuar mirë për pozicionet me kohë të plotë ose të pjesshme
- dëshirojnë të ofrojnë trajnime dhe praktika pune
- dëshirojnë të vendosin kontakte me studentë dhe profesorë por dhe ekspozuesit e tjerë
- dëshirojnë të promovojnë kompaninë
Çfarë ofron programi i panairit:
-
Një numër të madh të studentave të përzgjedhur, të cilët janë:
- në prag të diplomimit të tyre ne nivelin bachelor dhe master shkencor dhe profesional,
- të diplomuarit e rinj që kërkojnë punë
- si dhe studentë që kërkojnë të praktikojnë njohuritë e tyre pranë subjekteve të ndryshme private apo dëshirojnë të trajnohen.
- Zgjidhje efikase dhe lehtësi në procesin e rekrutimit të punonjësve të rinj.
- Kursim kohe për punëdhënësit pasi do të kenë mundësi të mbledhin shumë CV, do të takohen me shumë studentë të rinj dhe ata që janë në prag diplomimi, do të mund t’i intervistojnë dhe të vendosin kontakte me ta.
- Mundësi prezantimi të materialeve promovuese të aktivitetit të subjektit që përfaqësohet.
- 2746 lexime