- Shqip
- English
Në kuadër të 60-vjetorit të themelimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe teatrin “Migjeni” kanë si projekt vënien në skenë të pjesës teatrale “Rinoceronti” të autorit Eugène Ionesko.
Njoftohen të gjithë studentët (djem e vajza) që kanë prirje dhe ju pëlqen të merren me teatër, të paraqiten në audicione me interpretimin e një monologu ose të një poezie.
Regjistrimi i studentëve pjesëmarrës në audicione do të bëhet në faqen e Facebook: Rinoceronti E. Ionesko USH. https://www.facebook.com/Rinoceronti-E-Ionesko-USH-1643935318955447/?fref=ts
Studentët mund të regjistrohen duke dërguar një mesazh në faqen e mësipërme me këto të dhëna: emër mbiemër / fakulteti / dega / viti.
Audicionet do të zhvillohen në datat 20 - 21 - 22 mars 2017, ora 09:00- 12:00, në Sallën e Konferencave (A3) tek Rektorati i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Jeni të mirëpritur.
- 2881 lexime