Ditën e enjte me datë 9 shkurt u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të ambasadës Hungareze në Shqipëri z. Marton Belik zv/drejtori i Tempus Public Fondation , Judit Beres Deak dhe rektorit të Universitetit të Shkodrës, prof.dr. Adem Bekteshi.
Gjatë bisedës me përfaqësuesit, prof dr. Adem Bekteshi shprehi kënaqësinë e bashkëpunimit dhe frymën e nxitjes së studimeve në nivele të ndryshme në universitetet hungareze.
Z. Belik Marton, duke falenderuar rektorin për pritjen dhe mundësinë e takimit, shprehi gadishmërinë për bashkëpunimin nga ana e Ambasadës Hungareze.
Me pas përfaqesuesit e ambasadës zhvilluan një takim me studentët e interesuar të Universitetit të Shkodrës për studime në Hungari. Përfaqësuesit e Ambasadës dhanë informacion për bursat që ofrohen nga ana e tyre, mbi mundësitë e studimit në Hungari dhe arsyen përse studentët shqiptar duhet të zgjedhin Hungarinë.
Aktiviteti zgjoi interesin e shumë studentëve dhe pedagogëve i cili u mbyll me diskutime dhe ndërmjet pedagogëve, studentëve dhe përfaqësuesve të ambasadës.
Informacion më të zgjuruar lidhur me bursat dhe aktivitetin mund të gjeni tek linku i mëposhtëm
- 3095 lexime