Shtëpia

RIKUJTESË - PËR PËRCAKTIMIN E NIVELIT TË NJOHJES SË GJUHËS SË HUAJ NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË DHE TË CIKLIT TË TRETË NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI”

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”, neni 76 dhe udhëzimit të MAS nr.52, dt. 03/12/2015,"Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit lartë” Senati Akademik i USH në mbledhjen e tij të datës 06.10.2016

V E N D O S I:

 

 

1.    Për studimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe programet e ciklit të tretë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” studentët duhet të kenë njohje të dokumentuar në një nga 5 (pesë) gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, itaiisht dhe spanjisht.

2.    Niveli minimal i pranueshëm i njohjes së gjuhës së huaj të jetë:

a)    Niveli B1 për programet e studimit të ciklit të dytë.

b)    Niveli C1 për programet e studimit të ciklit të tretë.

3.    Njohja e gjuhës së huaj të jetë kusht për pranimin (hyrjen) në programet e studimit master shkencor. Për hyrjen në programet e studimit master shkencor dokumenti që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së huaj do të jetë pjesë e dokumentacionit të aplikimit.

4.    Për programet e studimit master profesional njohja e gjuhës së huaj është kusht për diplomim. Dokumenti që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së huaj duhet të dorëzohet para mbrojtjes së diplomës.

5.    Studentët që kanë fiiluar studimet në programet e studimit të ciklit të dytë (master shkencor dhe master profesional) dhe të ciklin të tretë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të cilët nuk kanë paraqitur dokumentin që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së huaj, do t’i nënshtrohen këtij  

       vendimi.

6.    Ngarkohen fakultetet të shpallin këtë vendim dhe listën e niveleve të njohjes së gjuhës së huaj sipas tabeiës 1 të Udhëzimit Nr. 52 datë 3,12.2015 të Ministrisë së Arsimit e Sporteve.

7.    Vendimit i bashkëngjitet tabela 1 e Udhëzimit Nr, 52 datë 3.12.2015 të Ministrisë së Arsimit e Sporteve.

8.    Vendimi Nr. 67 datë 8.02.2016 i Senatit Akademik të USH shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).