- Shqip
- English
Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Instituti i Studimeve Albanologjike, Ambasada e Republikës së Hungarisë dhe Konsullata e Nderit e Hungarisë në Shkodër, organizuan në sallën e konferencave pranë Rektoratit të USH-së, Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Shqipëri & Hungari – Dje, sot dhe nesër”
Në fjalën e hapjes, rektori i Universitetit të Shkodrës, prof. dr. Adem Bekteshi, ndër të tjera u shpreh: “Më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në Universitetin e Shkodrës, në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, që zhvillohet në përkujtim të jubileut të 60-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956. Iu bashkova nismës për organizimin e kësaj konference studimore me temë: “Shqipëria dhe Hungaria – Dje, sot dhe nesër” jo thjesht për ta rikujtuar ketë ngjarje të madhe, por edhe për të theksuar simbolikën që ajo ka jo vetëm për popullin hungarez, por për gjithë popujt e Lindjes, ashtu si dhe për ne shqiptarët. Në këtë kontekst, por edhe duke e aktualizuar mesazhin tim, do të doja t’ju sjell ndër mend se ne shqiptarët, shkodranët dhe veçanërisht Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kemi një trashëgimi të pasur ndihme dhe bashkëpunimi prej shekujsh me Hungarinë, e cila sidomos në kohëra kur zëri i saj dëgjohej fort, ka pasur një pozicion të spikatur për njohjen e rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në histori, kulturë apo vlera të tjera”.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi shprehu bindjen se kjo konferencë do të shërbejë për të përvijuar bashkëpunimin mes Shkodrës dhe Hungarisë. “Jam e kënaqur që universitetet hungareze po mbështesin Universitetin e Shkodrës”.
Konsulli i Nderit i Hungarisë në Shkodër, prof. as. dr. Kliti Hoti theksoi se ndihet i priviligjuar që ndodhet në këtë mjedis akademik dhe që arritëm të organizojmë këtë konferencë shkencore, e cila do të përçojë mesazhe të rëndësishme për marrëdhëniet e Shqipërisë me Hungarinë. Për ta konkretizuar këtë bashkëpunim, z. Hoti informoi të pranishmit për 20 bursa studentore të akorduara nga Ministria e Arsimit e Hungarisë. Në këtë kontekst brenda këtij trajtimi do të përfshihen edhe studentët e USH-së.
Znj. Mimoza Halimi, Drejtore e Evropës dhe Azisë Qendrore pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në përshendetjen e saj u shpreh se ligjëratat që do të mbahen në këtë konferencë do të përbëjnë një burim të mirë njohurish për të gjithë ne.
Konferenca vijoi sipas program të mëposhtëm:
Seanca plenare
09 30 – 10 30:
1. Dr. Márton BÉKÉS : Për Liri dhe Pavarësi – Lufta e Revolucionit dhe e lirisë së Hungarisë në vitin 1956.
2. Prof. dr. Artan Haxhi & Prof. dr. Mimoza Priku : Hungaria dhe kontributi i Istavn Shütz në fushën e studimeve albanologjike.
3. Prof. dr. Romeo Gurakuqi : Kontributi i Austro-Hungarisë në formimin e shtetit shqiptar në Rilindje, shtetformim dhe mbrojtje të kufijve të Shqipërisë Etnike.
4. Dr. Krisztián Csaplár-Degovics: The 25. Anniversary of Albanian Independence and the Hungarians (1937).
5. Prof. dr. Kurt Gostentschnigg: Thallóczy and Nopcsa-Two leading Austro–Hungarian albanologists competing for symbolic capital
Pushim kafe 10 30 11 00
Seanca paralele :
11 00 – 13 00
Seksioni I
1. Dr. Tamás Pálosfalvi : Skënderbeu dhe Huniadi. Miti dhe realiteti.
2. Prof. dr. Mahir Hoti: Kontributi i studiuesit hungarez Franc Nopça në gjeoshkencat shqiptare.
3. Dr. Csaba Katona : Geraldine Apponyi, Mbretëresha hungareze e të gjithë shqiptarëve.
4. Prof. as. dr. Ledia Dushku: Aspekte të politikës austro-hungareze ndaj Shqipërisë gjatë Luftës së Madhe (1914-1918)
5. Prof. as. dr. Simon Lufi : Shën Stefani i Hungarisë.
6. Dr. Ferenc Pollmann : Misioni i fundit i Baron Nopcsa në Shqipëri (1915/16).
7. Dr. Ervis Krymbi & Dr. Dritan Rustja : Studiuesit hungarezë në paraqitjen e hartave të trojeve shqiptare.
8. Dr. Zoltán Péter BAGI : Dy vitet e para të Giorgio Basta në shërbim të perandorit (1597-1598).
Seksioni II
1. Prof. as. dr. Rokin Daberdaku : Franc Nopça – studiuesi pasionant I etno kulturës shqiptare.
2. Prof. as. dr. Rrezarta Draçini : Studiuesit hungareze per leksikografine shqiptare.
3. Dr. Brisena Kopliku & Dr. Nevila Dibra : Shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Hungarisë në fushën e arsimit të lartë.
4. Prof. as. dr. Valbona Karakaçi : Mëtim mbi lirinë dhe shkrimtarin - Qasje krahasuese mes Imre Kertes (fituesi i çmimit Nobel 2002) dhe Kadaresë (çmimi Jeruzalem 2015).
5. Prof. as. dr. Arben Prendi : Kontributi i Baron Franc Nopçës në mbledhjen e folklorit.
6. Dr. Gëzim Puka & Prof. as. dr. Vincens Marku : Jokai Mor - Romancieri hungarez që u magjeps nga personazhet shqiptarë.
7. Dr. Anisa Kosteri & Dr. Zamira Shkreli : Vlera gjuhësore e romanit “Djemtë e rrugës Paal” të autorit hungarez F. Molnar.
8. Dr. Eleonóra Géra : Jeta sektrete e priftit shqiptar Toma Raspasani në Buda.
- 5722 lexime