Shtëpia

Dt. 10.11.2016. Promovohet libri “Per una nuova didattica dell’ albanese: prove di e-learning e di ludolinguistica”

Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Gjuhësisë dhe Instituti i Studimeve Albanologjike organizuan ditën e enjte, më 10 nëntor 2016, ora 10:00, tek Biblioteka Shkencore Universitare promovimin e librit “Per una nuova didattica dell’ albanese: prove di e-learning e di ludolinguistica” (Serie Albanistica 7, Rende 2016) të autorëve  F. Altimari, F. Koleci, J. Kume, M.L. Pignoli, M. Caria, M. Cronin, E. Mascherpa, D. Meringolo, M.G. Palumbo (me një prezantim nga prof. Anthony Mollica).
Veprimtarinë e hapi Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Prof. dr. Mimoza Priku, e cila bëri një prezantim të shkurtër të librit.
Zv.rektori i USH-së, prof. as. dr. Ilir Berhani përgëzoi Fakultetin e Shkencave Shoqërore për këtë veprimtari promovuese, që ka përfshirë akademikë dhe albanologë shumë të njohur.
Prof. Anthony Mollica e vlerësoi ftesën e prof. F.Altimarit për të marrë pjesë në këtë veprimtari. Ai theksoi se ludolinguistika ofron një mësim shumë të këndshëm të gjuhës, përmes lojës së fjalëve.
Drejtori i Institutit të Studimeve Albanologjike, prof. dr. Artan Haxhi vuri në dukje kontributin që ka kjo vepër në fushën e didaktikës. Prof. as. dr. Rrezarta Draçini diskutoi rreth aspekteve sociolinguistike të librit.
Njëra nga bashkautoret e veprës, prof. as. dr. Flora Koleci, u shpreh se libri do të japë rezultate të mira në punën me studentët, sepse metodat e studimit të gjuhëve të huaja nuk mund të anashkalojnë teknologjitë e reja.
Ideatori i disa projekteve për mësimin e arbërishtes, prof. Francesco Altimari, falënderoi Universitetin e Shkodrës për mikëpritjen e përhershme. Ai theksoi se kjo metodë mësimi e gjuhës është mjaft zbavitëse. “Veçanërisht tradita e pasur e gjuhës gojore arbërisht, përshtatet me didaktikën e re dhe na shërben shumë në arealin tonë arbëresh”. Profesor Altimari bëri një falënderim të veçantë edhe për pedagogët shqiptarë që kanë ndihmuar në këtë proces.
 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).