Shtëpia

Presidenti i Shtetit shqiptar, SH.T.Z. Bujar Nishani viziton Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, 1 nëntor 2016

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me stafin akademik dhe studentët e këtij Universiteti. Sh.T.Z. Bujar Nishani u mikprit nga Rektori i këtij Universiteti, Prof.dr. Adem Bekteshi, dhe takimi vazhdoi ne sallën e konferencave me një leksion të hapur për të pranishmit.   

Takimi u hap nga Rektori, Prof.dr.Adem Bekteshi i cili në fjalën e tij të hapjes falenderoi presidentin për praninë e tij në Universitetit të Shkodrës.

Në leksionin e Tij Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen personale dhe instucionale për këtë takim dhe vuri në dukje rëndësinë e këtij Universiteti, në të cilën studiojnë mjaft të rinj e të reja kryesisht nga veriu i Shqipërisë dhe viset e banuara nga shqiptarë në rajon, Kosova dhe Mali i Zi. Z. Nishani vlerësoi Universitetin e Shkodrës për traditën dhe kontributin e vyer që ka dhënë në përgatitjen e brezit të ri veçanërisht në përgatitjen e mësuesve.

Duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë, botës akademike në përgjithësi dhe studentëve në veçanti, Presidenti Nishani foli për dy çështje kryesore: dinamikën dhe përgjegjësinë që kanë të gjithë intelektualët lidhur me zhvillimet e brendshme politike, ekonomike, sociale e kulturore dhe ecurinë e vendit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit, prezantoi gjerësisht idetë dhe këndvështrimet institucionale duke evidentuar si sfidën më të madhe “mungesën e aftësive menaxheriale”. Ai u bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve, intelektualëve dhe akademikëve që krahas agjendës së tyre të përditshme, të marrin përsipër edhe përgjegjësitë ndaj problematikave të shumta që hasin duke ofruar zgjidhje dhe platforma të vlefshme dhe praktike mbi te cilat mund të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Në lidhje më integrimin evropian të Shqipërisë, Presidenti Nishani e quajti “procesin më madhor të shqiptarëve” dhe nënvizoi nevojën se si duhet të zhvillohet ky proces për të shkuar përpara drejt arritjes së standardeve zhvillimore evropiane duke shtuar se në këtë drejtim kemi ende shumë punë për të bërë, sidomos për konsolidimin e shtetformimit, të ndërtimit të institucioneve, të kulturës si dhe të zhvillimit të mendimit.

Leksionit i hapur i Presidentit të Republikës u mbyll me pyetje dhe përgjigje nga të parnishmit në takim.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).