- Shqip
- English
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si një nga institucionet e arsimit të lartë me tradita në vend çeli sot dyert për studentët e tij. Viti i ri akademik 2016-2017 filloi me disa ceremoni prezantuese të organizuara në të gjashtë fakultetet e universitetit.
Ambasadori Italian në Shqipëri, z. Alberto Cutillo vizitoi këtë Universitet në këtë ditë të rëndësishme për Universitetin e Shkodrës. Takimi i parë u zhvillua në zyrën e Rektorit të Universitetit të Shkodrës, Prof.dr. Adem Bekteshi. Bisedimet u përqëndruan në bashkëpunimin që Universiteti i Shkodrës ka me ambasadën Italiane në Shqipëri si dhe Universitet Italiane. Pas prezantimit të idesë së ofrimit të masterave të përbashkët me Universitetin “Seconda Universita degli Studi di Napoli” dhe atë të “Piemontes” në Itali, ambasadori shprehi mbështetjen e tij për këtë projekt ide nga ana e institucionit që ai përfaqëson.
Ceremonia e hapjes së Fakultetit Juridik u zhvillua në Sallën e Konferencave (A3) pranë Rektoratit ku i pranishëm ishte ambasadori Italian në Shqipëri z. Alberto Cutillo.
Ceremoninë e hapi dekani i Fakultetit Juridik Dr. Roland Dodani.
Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof.dr.Adem Bekteshi duke i uruar studentëve të rinj si dhe atyre që tashmë janë pjesë e këtij Universiteti suksese të mëtejshme në vitin e ri akademik, u shpreh: “ Kam kënaqësinë e madhe të pres të gjithë studentët që kanë zgjedhur Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Uroj që stafi i pedagogëve tonë të anagazhohet dhe t’i përgjigjet kërkesave të studentëve duke krijuar elitën studentore ku të kenë mundesinë që studentët të punojnë një për një me pedagogun, një process i rëndësishëm që vetëm në këtë mënyrë siguron vazhdimësi akadamike. Studëntët që fillojnë për herë të parë vitin e ri akademik do të kenë mundësi të aplikojnë më shumë në programin Erasmus + dhe të jenë pjesë e tij si një rrjet i rëndësishëm dhe potencial.
Në këtë ceremoni një vlerësim për studentët erdhi nga Ambasadori Italian z. Arberto Cutillo, i cili zhvilloi një leksion të hapur për të gjithë studentët e pranishëm në auditorin A3.
Z.Cutillo ndër të tjera u shpreh: “ Eshtë një nder i madh të jem pjesë e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin tuaj. I kuptoj emecionet që mund të ndjeni sot, ashtu sikurse i kam përjetuar edhe unë në ditën e parë”. Ambasadori foli për krizat që po kalon aktualisht Evropa dhe u ndal tek çështja e integrimit Evropian dhe hyrjes së Shqipërisë në BE.
Pasi bëri një resume të luftës kundër terrorizimit dhe çështjeve të emigracionit z. Cutillo u ndal tek hapat dhe negociatat që duhet të ndjeke Shqipëria për përfshirjen në BE. Ambasadori shpreu bindjen dhe besimin e plotë që Shqipëria do jetë në gjendje të plotësojë te gjitha kushtet pozitive për aderimin e shpejtë në familjen e madhe Europiane.
- 4563 lexime