- Shqip
- English
1. Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, do bëhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse në USH nga data 07 Tetor 2016 deri në datë 12 Tetor 2016.
2. Brenda datës 14 Tetor 2016, USH do të shpall dhe afishojë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve, si dhe në faqen web www.unishk.edu.al.
3. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues do zhvillohet nga data 14 Tetor 2016 deri në datën 19 Tetor 2016, pranë skretarive mësimore përkatëtëse.
Me dokumentat bashkangjitur studenti ka mundësinë të organizojë dokumentacionin pastaj të bëj aplikimin pranë sekretarive mësimore.
Në mbështetje të vendimit të këshillit të administrimit nr.19, datë 15.01.2016 "Për miratimin e buxhetit të Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi për vitin 2016", të vendimit të senatit akademik nr.15, datë 14.01.2016 "Për miratimin e buxhetit të Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi për vitin 2016".
Ju njoftojmë se tarifa e aplikimit ciklet e dyta të studimive "Master profesional" dhe "Master shkencor"/"Master i Arteve" për vitin akademik 2016-2017 është 2.500 leke.
- 7323 lexime