- Shqip
- English
Të gjithë studentët që do diplomohen me datë 18 korrik 2016 DUHET të kryejnë regjistrimin online për diplomim në sistemin e menaxhimit të studentëve. Për të lehtësuar këtë proces, stafi i Universitetit do asistojë gjithë studentët që do diplomohen në ambjentet e Laboratorit të Informatikës (Godina e shkencave të natyrës/Fakultetit të drejtësisë) nga data 15-17 korrik 2016, nga ora 9:00-14:00.
Bashkëngjitur gjeni edhe manualin e procesit që do kryhet në laborator.
Kujtojmë të gjithë studentët se për të plotësuar regjistrimin online, do të duhet të ngarkohet tema e diplomës, dhe titulli i temës në gjuhën angleze.
Mungesa e këtyre të fundit do bëhet shkak për mosarritjen e regjistrimit.
Për çdo pyetje mund të shkruani tek info@unishk.edu.al.
Bashkangjitur:
- 2078 lexime