UDHËZIM
Nr.25, date 27.10.2016
PËR
NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN NR. 13, DATË 22.07.2016 "PËR PROCEDURAT E
APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË
STUDIMEVE, NË PROGRAMET E STUDIMEVE ME KARAKTER PROFESIONAL,
SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË,
NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, NË VITIN AKADEMIK 2016 -2017
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutes, pikës 4 të nenit 9 të ligjit nr. 80/2015, datë
22.07.2015"Për arsimin e Iartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në
Republikën e Shqipërisë" dhe Vendimin e Keshillit të Ministrave nr. 407, datë 01.06.2016
"Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e
studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në
institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017":
UDHËZOJ:
1. Në pikën 13 të Kreut II të Udhëzimit nr. 13, dt. 22.07.2016, data "27 Tetor 2016" të
ndryshojë në "01 Nëntor 2016." .
2. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi, Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtoria e
Arsimit të Lartë dhe Shkencës, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Agjencia
Kombetare e Provimeve dhe institucionet e arsimit të lartë.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren Zyrtare" .
- 6682 lexime